obama-1Dhoma e ulët e Kongresit Amerikan miratoi me shumicë votash, planin e Presidentit Obama për armatimin e grupeve properëndimore të rebelëve siriane.

Në favor të planit votuan 273 nga 156 kongresistë.

Plani ka të bëjë me armatimin dhe trajnimin e rebelëve për t’u përballur me militantët e Shtetit Islamik.

Vlera e këtij plani arrin në 500 milion dollarë.

Pasi kaloi në dhomën e kontrolluar nga republikanët, tashmë ky plan pritet të marrë edhe mbështetjen e senatit.

Tv Klan