Në një kohë kur Shtëpia e Bardhë është përfshirë në skandalin “Russiagate”, ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dy dhomat e Kongresit amerikan vendosën zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Paketa e re e dakordësuar nga të dyja partitë, i jep Kongresit të drejtën të vendosë për heqjen apo lehtësimin e tyre. Kjo lëvizje është cilësuar si një shuplakë ndaj presidentit Trump, i cili prej kohësh ka lënë të kuptohet se mund të lehtësojë masat shtrënguese nga Rusisë.

Ligji pritet të shkojë në tryezën e Trump brenda këtij muaji. Presidenti ka të drejtë të mos e dekretojë atë, por nëse ai vendos veton, shkruan BBC, do të rriste dyshimet se është në mbështetje të Rusisë.

Qëkurse ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump është përballur me akuzat për lidhje me Kremlinin. Si presidenti amerikan ashtu edhe rusët i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza, duke i cilësuar lajme të rreme.

Ka ngjallur mjaft reagime në mediat amerikane edhe një postim në Tuiter i Trump, ku ai lë të hapur mundësinë e “faljes presidenciale”, duke akuzuar sërish mediat për “Fake News”. TV KLAN