Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, miratoi pak minuta më parë vendimin për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Vota e deputetëve vjen pas marrëveshjes mes dy dhomave të Kongresit, duke ia lënë tashmë në dorë presidentit Trump vendimin përfundimtar për zgjatjen e sanksioneve.

Ky vendim vë jo pak në vështirësi shefin e Shtëpisë së Bardhë, i cili ka deklaruar më herët se do të lehtësojë masat shtrënguese ndaj Moskës, në shenjë afrimi mes dy vendeve.

Kongresi Amerikan vendosi gjithashtu të ketë të drejtën e vetos për anulimin apo zbutjen e mëtejshme të sanksioneve./Tv Klan