Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, por edhe në vende të tjera në Europë si Francë, Gjermani, Serbi e Slloveni, mund të ndikohen nga propaganda ruse dhe nga sulmet e tyre kibernetike.

Ky është përfundimi në të cilin kanë ardhur 11 kongresmenë amerikanë, të cilët  kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, me anë të së cilës kërkohet ndalimi imediat i përfshirjes së Rusisë në fushatat zgjedhore nëpër shtete të ndryshme në Europë.

Po ashtu, në rezolutë kërkohet sanksionim i personave të përfshirë në këto fushatat përçarëse të Rusisë.

Rezoluta prej katër faqesh, dokumenton disa raste kur mediat, apo organizma të tjerë kanë provuar se Rusia po bën fushata të tilla kibernetike dhe po ashtu akuzohen dy agjencitë ruse të lajmeve RT dhe Sputnik, të dyja të afërta me Vladimir Putin, për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Zyrtarë rusë kanë shprehur dëshirat e tyre për të përçarë NATO-n, dobësojnë institucionet demokratike dhe të përkrahin ekstremizmin”, thuhet pos tjerash në raport.

Prandaj, kongresmenët republikanë kërkojnë që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike dhe fushatat kundrejt shteteve europaine, qeverive, partive politike dhe subjekteve të tjera shtetërore./Klan Kosova