Të konsumuarit kikirikë dhe nënprodukte të tij në moshë të vogël ul me 80 përqind rrezikun për t’u prekur nga alergjia që shkakton ky i fundit.

Këto janë të dhënat që vijnë nga një studim i ri, sipas së cilit, efektet që kikirikët kanë në organizmin e njeriut janë afatgjata. Kjo do të thotë se, edhe nëse nuk konsumoni për një vit me radhë, ai vijon t’ju mbajë larg alergjisë.

Në një studim të realizuar nga “New England Journal of Medicine”, u vëzhguan 550 fëmijë të prirur për të zhvilluar alergji nga kikirikët, pasi kishin shfaqur ekzemë kur ishin bebe, një shenjë e hershme e alergjisë.

Rezultate treguan se nëse një fëmijë ka konsumuar nënproduktet e kikurikut gjatë 11 muajve të parë të jetës, në moshën 5 – vjeçare, ai mund të mos e konumojnë më fare atë për 1 vit dhe të vazhdojë të mos ketë probleme me alergjinë.

Të dhënat e fundit, sipas BBC, mbështesin studimin e realizuar në 2015 – ën, që shënoi dhe herën e parë që shkencëtarët arritën në konkluzionin se ekspozimi i fëmijëve në ndaj një sasie të vogël kikirikësh mund të mbajë larg alergjinë.

Sipas BBC, në Britaninë e Madhe dhe SHBA, rreth 20 mijë fëmijë në moshë fare të vogël diagnostikohen me alergji nga kikiriku, çdo vit.

Nga periudha 1995 deri në 2005, numri i njerëzve të prekur nga kjo alergji është trefishuar./tvklan.al