fibra

Në një studim ku janë përfshirë më shumë se 90 femra, është konstatuar se ato që konsumonin më shumë fibra në moshë të re kishin 16%  më të ulët riskun e prekjes nga kanceri i gjirit se ato që konsumonin më pak, dhe 24 % më të ulët riskun e prekjes nga ky lloji kanceri përpara menopauzës, një formë e vështirë kjo për t’u trajtuar.

Kjo mund të jetë për shkak se fibrat kanë tendencë për të ulur hormonin e estrogjenit, i cili shkakton rritjen e kancerit të gjirit, thuhet në revistën “Pediatrics”.

“Nga shumë studime të tjera, ne e dimë se indet e gjirit janë të ndikuara veçanërisht nga ushqimet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës”-  ka thënë

Dr. Walter Willett i shkollës së Harwardit nga Departamenti i Shëndetit Publik, i cili udhëhoqi edhe ekipin e studimit.

“Ne tani kemi prova se ajo me çfarë ne ushqejmë fëmijët tanë gjatë kësaj periudhe të jetës është një faktor i rëndësishëm në rrezikun e kancerit në të ardhmen.”

Fibrat dietike janë një përbërës i karbohidrateve komplekse. Fibrat prodhohen vetëm nga bimët, mishi nuk ka të tilla. Fibrat nuk treten në zorrën e hollë, ku copëtohen shumica e ushqimeve, por kalojnë të pandryshuara në zorrën e trashë./tvklan.al