Konsumimi i makaronave nuk sjell shtim në peshë, madje mund t’ju ndihmojë në uljen e shanceve për obezitet. Ky është përfundimi i një studimi të ri italian.

Për shekuj dietat mesdhetare kanë gëzuar statusin si regjime të shëndetshme, por vitet e fundit gjithmonë e më shumë njerëz kanë përjashtuar makaronat nga regjimi i tyre, me frikën se mund të shëndoshen.

Një studim i kryer në më shumë se 23,000 njerëz ka treguar, se hipoteza që konsumimi i makaronave është i lidhur dhe vendosjen e sasive të dhjamit në pjesën e belit dhe fundshpinë nuk është e vërtetë.

Kërkimi i botuar të revistën mjekësore “Nutrition and Diabetes”, tregon se konsumimi i pastës ndihmon në një menaxhimi të mirë të peshës trupore, ashtu siç bëjnë dhe shumë ushqime të dietës mesdhetare.

Gjithashtu studiuesit në institutin italian “IRCCS Neuromed” kanë gjetur lidhje mes përdorimit të makaronave dhe uljes së përqindes së obezitetit, pavarësisht nga dieta e përgjithshme.

Publikimi i studimi ka sjellë një debat të përgjithshëm ndër ekspertët e ushqimit. Disa prej të rekomandojnë evitimin e karbohidrateve dhe përdorimin me shumë kufizim të yndyrës, ndërsa të tjerë rekomandojnë eliminimin e yndyrës dhe përdorjen e karbohidrateve.

Sipas të dhënave shijimi i pastës varet nga individët, por ky ushqim ndihmon në një masë trupore të shëndetshme dhe në një raport më të mirë në perimetrin e belit./tvklan.al