Rrushi është i pasur me antioksidantë që mbron qelizat e shëndetshme. Studimet  e fundit, tregojnë se përfshirja e tij në dietën tuaj ushqimore mbron retinën e syrit.

Studimi i ri i publikuar nga prestigjozja “Daily Mail” tregon se rrushi mbron sytë dhe redukton rrezikun nga një verbëri e mundshme në moshë madhore.

Në këtë studim bëhet me dije se kjo frutë ka aftësinë të mbrojë kundër një procesi kimik i njohur me termin ”stres oksidativ” i cili lëshon molekula të dëmshme në retinë.

Profesori Abigail Hackam nga Universiteti i Majamit tha se studimi provoi se rrushi mbron fuksionet e retinës duke shkatërruar molekulat e dëmshme.

Rrushi është listuar si një nga frutat më të rëndësishme sepse edhe studimet  e mëparshme kanë dëshmuar se ai ndihmon edhe në rënien në peshë./tvklan.al