Një gomist dhe një farmacist janë arrestuar në Durrës pasi u kapën me naftë dhe ilaçe kontrabandë.

Në vijim të punës për goditjen e informalitetit policia arrestoi 45-vjeçarin Gazmir Mato  dhe 46-vjeçarin Indrit Tafa, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në farmacinë e Matos, policia sekuestroi 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 000 lekë, të cilat nuk kishin pullat fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Tiranë.

Ndërsa në gomisterinë ku punonte Tafa u sekuestruan 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë./tvklan.al