Kryeministrin Edi Rama, i cili i kërkon të bëjë transparencë për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ftoi të presë hetimet e nisura nga organi i akuzës. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Basha tha se të gjitha veprimet financiare të Partia Demokratike janë në përputhje me ligjin.

Ish-Kryeministri Berisha thotë se këto akuza kanë për qëllim të mbulojnë përfshirjen e familjarëve të Kryeministrit Rama në trafikun e 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës. Sipas tij, Kryeministri po mbahet peng jo vetëm nga ish–Ministri i Brendshëm Tahiri, por edhe nga ministri aktual, Fatmir Xhafaj.

Duke folur me shqetësim për një artikull të publikuar në Deutsche Welle, Berisha akuzoi pasardhësin e tij se e ka kthyer Shqipërinë në korridorin ballkanik të trafikimit të drogës në Europë.

Tv Klan