Bersant Celina po gjen gjithmonë e më shumë hapësirë te Manchester City. Mesfushori nga Kosova po tregon se mund të jetë i denjë për këtë skuadër aq sa drejtuesit e klubit po punojnë që të arrijnë një marrëveshje të re për qëndrimin e tij më gjatë.

“Daily Mail” bën të ditur se bëhet fjalë për një kontratë prej 5 vitesh e gjysmë. Gjithçka pritet të mbyllet brenda këtij muaji. Dëshira për ta mbajtur duket edhe te mos huazimi i tij te Celtic.

Bersant Celina është 19-vjeç dhe po tregon se ka një përgatitje të mirë. Ai është tepër i shpejtë dhe një ndihmë për sulmin. Në sfidën e humbur 3 – 1 me Leicester pak ditë më parë, Celina dha pasimin për golin e realizuar nga Aguero.

Bersant Celina erdhi te Manchester City kur ishte 15-vjeç dhe kur mbushi të 17 firmosi kontratën e parë si profesionist. Celina është pjesë e Kombëtares së Kosovës, ndërsa ka luajtuar edhe Norvegjinë U21.

Tv Klan