qsuuutDepresioni, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, dhe ato tumorale do të jenë disa nga pikat ku do të fokusohen analizat e përcaktura në kontrollin bazë që pritet te kryhet në tre muajt e fundit në popullatën 40-65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë do të përfundojë gjithçka në fund të janarit.

Kontrrolli do të kryhet nga shërbimi parësor dhe për këtë janë përcaktuar 250 qendra shëndetësore nga 420 që janë në të gjithë vendin. kjo do të bëj që kostot e këtij kontrrolli të jenë minimale.

Kontrrolli nuk do të jetë i detyrueshëm, por i kushtëzuar.

Afro 800 mijë persona mendohet se përfitojnë nga ky kontroll bazë, i cili synon të parandalojë sëmundjet në popullatën adulte.