Të gjitha klinikat dentare do të kalojnë në sitën e Inspektoriatit Shteteror Shëndetësor. Nga 2500 klinika, deri më tani janë kontrrolluar 1146, ku dhe është vënë re mungesa e licensave dhe lejet e ushtrimit të profesionit.

Marvin Mersini, Inspektor ISHSH:

“Mungesën e kontratave për evadimin e mbetjeve, mungesën e licencave nga zyra e mbrojtjes së rrezatimve për grafitë dentare, si dhe mungesë dokumentacioni të lejeve higjieno-sanitare, aktmiratime dhe certifikata të  dezinfektimit. Janë marrë masat administrative deri në 200 mijë lekë për moszbatimin e detyrave.”

Ky është i pari kontroll, i ushtruar në shërbimin stomatologjik, i cili është toatalisht privat.

Tv Klan