Lulzim Basha la jashtë retorikës politike këtë të shtunë Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore. Nga Konventa Kombëtare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Basha zgjodhi të flasë për modelin që po ndërton në partinë e tij, teksa krerët e mazhorancës i akuzoi si promovues të krimit në politikë.

“Modeli i Ramës promovon trafikantët dhe vrasësit. Është e ndjellshme, lakmuese të mbjellësh kanabis sepse policia nuk të ndjek, por të nderon. Është bërë më e lëhtë për Rroshët, Prengët, Ndokët, për kriminelët e të korruptuarit… Është më e vështirë për të ndershmin, të aftin, atë që beson tek puna. Ky është model poshtërimi i rinisë shqiptar. Rilindja është model antikombëtar antipopullor.”

Kreu demokratëve theksoi rëndësinë e votës së lirë në forcimin e demokracisë. Ai i bëri thirrje të rinjve demokratë të përqafojnë vlerat dhe vizionin e demokratëve. Basha rikonfirmoi edhe një herë premtimin se do të ndjekë modelin amerikan të primareve, ku 35% e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme do të jenë nga radhët e të rinjve.

Tv Klan