Është mundësia për të siguruar matematikisht titullin e 8 kampion. Pesë javë para përfundimit të sezonit, korçarëve iu duhet vetëm një pikë për  arritur këtë sukses. Skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë fitoren që nga fillimi i takimit, pasi kjo ndeshje është momenti më i mirë. Luhet përballë publikut vendas dhe kundër kampionëve në fuqi, ndaj atyre që një vit më parë, humbën me polemika.

Rikthehet në portë Orges Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti dhe Mici në mbrojtje. Muzaka Osmani dhe Lilaj në mesfushë, ndërsa Sulmi me 3 James, Sowe dhe Gavazaj.

Kuksianët kanë deklaruar se shkojnë në Korçë për ti privuar nga festimi në këtë përballje. Për këtë do të zbresin nga minuta e parë me Frashërin në portë. Në mbrojte do të jetë Zderic, Hoxha, Alla dhe Imami. Në mesfushë Idrizi, Dzaria, Musolli dhe Kale, ndërsa sulmi me dy Guri dhe Shkodra.

Takimi do të nisë në orën 19:00

Tv Klan