grabitja-KorcePolicia e Korçës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i akuzuar për grabitjen e një kazinoje në këtë qytet. Sipas policisë, Nestor Ruço 35-vjeç, ka kryer grabitjen e 150 mijë lekëve i armatosur dhe i maskuar.

Policia shpërndau edhe pamje nga grabitja.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se i arrestuar është një përdorues i lëndëve narkotike.

Kamerat e sigurisë së kazinosë kanë filmuar autorin teksa rrëmben paratë dhe në sajë të pamjeve u bë e mundur dhe identifikimi i tij.