Një punonjës i mirëmbajtjes në Bashkinë e Korçës ka humbur jetën sot pasi humbi kontrollin e ekskavatorit teksa po e zbriste nga rimorkiatori.

Sipas policisë, vdekjen e menjëhershme e ka gjetur 55-vjeçari me iniciale A. Ç. banues në fshatin Çiflig.

Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Qatrom, kur punonjësi i Bashkisë Korçë duke drejtuar një mjet tip ekskavator, i cili ishte i ngarkuar në një rimorkiator, gjatë zbritjes ka humbur kontrollin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al