MAsakerKy qe shikoni ne foto eshte personi i cili ka  shuar dy familje duke vrarë dy çifte bashkëshortësh për motive xhelozie.

Bashkim Latollari 40-vjeç vrau me armë zjarri bashkëshortët, Belimon dhe Daniela Meçollari. Ata u masakruan në sy të femijëve 4 dhe 6 vjeç. Më pas autori i krimit ka vrarë edhe dajën e Danielës me gruan, Rexhep dhe Valentina Metellari.

Pas vrasjes së çiftit të parë, autori i kësaj ngjarje të rëndë ka shkuar në shtëpinë çiftit Rexhep dhe Valetina Metellari duke qëlluar më armë zjarri nga dritarja e shtëpisë. Këta të fundit kishin djeni për lidhjen intime mes autorit të këtij krimi dhe Daniela Meçollarit.

Të dy çiftet janë ekzekutuar në shtëpitë e tyre. Pak minuta pas ngjarjes, autori i këtij krimi të rëndë, Bashkim Latollari është vetëdorëzuar tek kryeplaku i fshatit. Korespondentja e Tv Klan në Korçë, Daniela Zisi thotë se nga deklarimet e para të autorit të krimit në polici mësohet se ai priste një fëmijë nga e ndjera Daniela Meçollari. Ndërsa vrasjet ai ka pohuar se i ka kryer në gjendje të dehur.