DSC_0065Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Korçës, pranë fshatit Boboshticë.

Një 50 vjeçar ka vrarë gruan, foshnjën e tyre dhe më pas është vetëvrarë.

Viktimat janë Edmond Fiqi 50 vjeç, Albina Fiqi 40 vjeç dhe fëmija e tyre.

Nga të dhënat e para mësohet se autori qëlloi me automatik brenda në banesë bashkeshorten Albina Fiqi e cila ishte në gjumë bashkë me femijen 1 vjeç.

Të shtënat me armë janë dëgjuar nga fqinjet të cilët lajmëruan  te parët policinë.

50-vjeçari  kishte tre ditë që ishte rikthyer nga Greqia dhe mësohet se ka patur konflikte te vazhdueshme me bashkëshorten për atësinë e fëmijës.

Familjea Fici i përket komunitetit rom dhe Edmond Fici ishte emigrant në Greqi. Kjo ngjarje e rëndë vjen pak ditë pas vrasjes së 5 fishtë në fshatin Strum të Fierit.

 

TV KLAN