policia e korcesNjë 31-vjeçar nga Korça është marrë peng me makinën e tij dhe është dhunuar nga 2 persona.

Burime të policisë së Korçës, bëjnë me dije se  39-vjeçari Voltan Piperi dhe 36-vjeçari Sotir Cico, dyshohet se kanë marrë peng  31-vjeçarin me inicialet P.N duke e çuar në periferi të qytetit dhe duke e dhunuar.

Policia e Korçës ka arrestuar 2 shtetasit nën akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.

Sipas hetimeve të para, duket se pengmarrja ka ndodhur për një rradhë në dyqan, gjithësesi pritet zbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje.

tvklan.al / M.S