Korea e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar njëra-tjetrën me luftë gjatë ditëve të fundit.

Duket se shteti komunist është vendosur në lëvizje. Disa pamje satelitore të datës 7 gusht 2017 kanë fotografuar lëvizje në një bazë nëndetësesh të Koresë Veriore.

Pamjet satelitore janë marrë një ditë pasi vendi komunist kërcënoi se do të sulmonte me raketa ishullin e Guamit, territor i SHBA ku ndodhet një bazë ushtarake amerikane. Të njëjtat lëvizje në këtë bazë nëndetësesh janë filmuar edhe para një viti, kur Koreja e Veriut lëshoi një raketë në kuadër të testimeve që po kryente.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Korenë Veriore me luftë nëse rrezikohet ndonjë territor apo vend aleat i SHBA. Vendi i Kim Jong Un u përgjigj duke deklaruar se po hartojnë një plan që në mes të gushtit të sulmojnë ishullin Guam.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, retorika kërcënues mes SHBA-së dhe Koresë është përkeqësuar. Në mes qëndron Kina, aleat dhe partner i vetëm i Koersë Veriore. Ajo ka deklaruar se do të mbajë pak a shumë një qëndrim neutral në rast sulmi.

/tvklan.al