Korea e Veriut ka shënuar përplasjet e para serioze me të vetmin aleat në rajon, Kinën. Duket se kritikat e vazhdueshme të Kinës për programin bërthamor të vendit komunist, kanë testuar durimin e Phenianit i cili ka reaguar me kërcënime.

Vërejtjet e aleatit, Korea e Veriut i quan absurde dhe theksoi se ato mund të shkaktojnë pasoja të rënda në Rajon. Përplasjet e sotme mes dy vendeve janë të pazakonta, theksojnë mediat.

Më herët Korea e Veriut kërcënoi Japoninë. Nëse lufta bërthamore do të shpërthejë, Japonia do të mbulohet nga një re radionukleare, paralajmëroi Korea Veroire. Korea e Veriut tha se Tokio duhet të përpiqet të lehtësojë krizën në mënyrë paqësore.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nuk ndalen. Ata i kanë dërguar një sinjal tjetër kërcënimi, Penianit zyrtar duke testuar raketën balistike “Minuteman 3” e cila mund të arrijë në çdo cep të globit. SHBA-të disponojnë rreth 450 raketa të tilla me rreze veprimi prej gati 13 mijë km./TvKlan