Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka reaguar pas lëshimit të fundit të raketë mbi Japoninë, që bëri Koreja e Veriut duke thënë se vendi i tij e ka fuqinë që ta shkatërrojë fqinjin verior.

Për agjencinë e lajmeve vendase Yonhap, Moon Jae-in tha se dialogu me Kim Jong-un ishte i pamundur në një situatë të tillë.

“Në rast se Koreja e Veriut ndërmerr provokime të tilla kundër nesh ose aleatëve tanë, ne kemi fuqinë t’i shkatërrojmë ata. Dialogu është i pamundur në një situatë të tillë. Presioni dhe sanksionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë Korenë e Veriut që të zgjedhë vetëm dialogun”,

tha Moon.

Raketa e hedhur së fundmi mendohet të jetë po i njëjti lloj, Hwasong-12, që kaloi në ishullin Hokkaido të Japonisë muajin e kaluar.

NATO ka kërkuar një “reagim global” ndaj testimeve të fundit.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara vendosi unanimisht sanksione të reja mbi testimet bërthamore, që u bënë këtë javë.

Ata ndaluan çdo eksport tekstili, si dhe ndaluan çdo vend të autorizojë punëtorë nga Koreja e Veriut. Gjithashtu ndaluan Korenë e Veriut të importonte gazra dhe naftën./tvklan.al