Diplomati më i lartë i Koresë së Veriut e quajtur fjalimin e Presidentit amerikan Donald Trump në OKB si “zhurma e një qeni që leh”.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong-ho u tha  gazetarëve para selisë së OKB-së në Nju Jork:

“Ka një shprehje që thotë: Edhe kur qentë lehin, shfaqja vazhdon”.

Ministri koreano-verior vazhdoi duke thënë se pavarësisht deklaratave të Trump, Peniani do të zhvillojë programin e saj bërthamor.

Gjatë fjalës në Asamblenë e OKB, Presidenti Trump tha se do ta shkatërrojë tërësisht Korenë e Veriut nëse përbën kërcënim për SHBA apo për aleatët e saj. Më herët, presidenti i SHBA e kishte quajtur diktatorin Kim Jong Un, “njeriu raketë”.

/tvklan.al