Koreja e Veriut ka ndërmarrë një tjetër test rakete. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë japonezë dhe koreanojugorë.

Raketa, sipas autoriteteve japoneze, dyshohet se ka rënë në ujërat e detit të këtij shteti.

Në fillim të Korrikut, Peniani deklaroi se kishte testuar për herë të parë me sukses një raketë balistike interkontinetale. Testi ishte i fundit i një serie të ndërmarra nga shteti që sfidon kështu ndalesën e vendosur nga Kombet e Bashkuara.

Rrezja e testit të fundit, nuk dihet ende.

Sa i përket rrezes së raketës së lëshuar në fillim të Korrikut, disa ekspertë thanë se ajo mund të arrinte në Alaskë.

Pentagoni zyrtar konfirmoi lajmin për raketën e lëshuar këtë të premte, megjithatë tha se ishte në pritje për më shumë informacion./tvklan.al