Koreja e Veriut paralajmëron se shpërthimi i luftës tashmë është  “një fakt i vendosur” pas ushtrimeve masive ushtarake amerikane. 

Stërvitjet masive ushtarake që po kryhen nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut dhe kërcënimet e SHBA-ve për një luftë parandaluese kundër Penianit kanë shkaktuar indinjatën e shtetit komunist. Shpërthimi i luftës në gadishullin korean është “një fakt i vendosur”, tha ministria e jashtme e Koresë së Veriut.

Tensionet në gadishullin Korean janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit pas testeve më të fundit të raketave dhe testeve bërthamore të Koresë së Veriut, të kryera në kundërshtim me presionin ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Veriut tha javën e kaluar se kishte testuar raketën e saj më të avancuar ndërkontinentale balistike, e cila ishte e aftë të arrinte Shtetet e Bashkuara.

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha në fundjavë se mundësia e luftës me Korenë e Veriut ishte “çdo ditë e më e mundshme”./tvklan.al