Koreja e Veriut përgatitet të lëshojë një tjetër raketë



Koreja e Veriut është duke u përgatitur që të lëshojë një tjetër raketë balistike ndërkontinentale.

Alarmi është dhënë nga disa zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë, shkruan NBC News.

Këta ushtarakë, të cilët mbeten anonimë, thanë për NBC se lëshimi i raketës nga shteti komunist mund të ndodhë brenda 48 orëve.

Sipas tyre, satelitët kanë vërejtur lëvizje të raketave në Korenë e Veriut. Javën e kaluar, Koreja e Jugut ngriti alarmin se Peniani po lëvizte një raketë drejt bregut të saj perëndimor. Analistët thanë se shteti komunist do të lëshonte një tjetër raketë balistike më 9 shtator, në datën e themelimit të Republikës së Koresë Veriore.

Megjithatë, asnjë raketë nuk u lëshua. Por, tashmë inteligjenca ushtarake amerikane ka informacione se Kim Jong po përgatitet që të lëshojë një raketë brenda disa orëve. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*