Hakerët koreano-veriorë raportohet se kanë vjedhur një numër të madh dokumentesh ushtarake nga Koreja e Jugut, përfshire një plan për të vrarë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Një ligjvënës i Koresë së Jugut, tha se informacioni i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes të vendit të tij. Dokumentet e komprometuara përfshijnë planëe lufte të hartuara nga SHBA dhe Koreja e Jugut.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka refuzuar deri më tani të komentojë rreth lajmit. Sipas të dhënave, 235 gigabajt dokumente ushtarake janë vjedhur nga Qendra e të Dhënave të Integruara të Mbrojtjes. Piratimi ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Shteti i izoluar komunist mendohet të ketë hakera të specializuar posaçërisht për vjedhjen e dokumenteve sekrete, të cilët  janë trajnuar jashteë vendit, duke përfshirë edhe Kinën.

Lajmet se Peniani ka të ngjarë të ketë shtënë në dorë planin e Seul-Uashingtonit për luftën në gadishull, nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në situatën e tensioneve mes SHBA dhe Koresë së Veriut./Tv Klan