Pas kërcënimeve të ndërsjellta mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka qetësuar qytetarët amerikanë.

Nuk ka kërcënim të afërt nga Koreja e Veriut, pavarësisht se Peniani deklaroi se po konsideronte një sulm të afërt në territorin e Guam, një zonë në paqësor.

Vetë Tillerson vizitoi sot ishullin amerikan, ku është e vendosur një nga bazat ushtarake me bombardues strategjik.

Nga Guam, Tillerson i doli në mbrojtje Presidentit Donald Trump, i cili kërcënoi një ditë më parë Korenë e Veriut me “zjarr dhe tërbim”.

Ai tha se Trump vetëm donte të dërgonte një mesazh të qartë në Korenë e Veriut.

Diplomati më i lartë i Shteteve të Bashkuara shtoi se situata nuk kishte ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë ditëve të fundit dhe se amerikanët “duhet të flenë mirë natën”.

Por nga ana tjetër, presidenti vijoi postimet e tij në rrjet. Trump u ndal të mburrte arsenalin bërthamor të Shteteve të Bashkura për të cilin tha se është “më i fuqishëm se kurrë më parë”, por shpresoj të mos e përdorim këtë fuqi, shkroi presidenti.

Postimet e Trump erdhën pas retorikës së ashpër mes dy palëve, të cilat shqetësuan opinionin ndërkombëtar.

Tv Klan