Autoritetet kosovare kanë ndaluar së shfaquri një dokumentar, të prodhuar me mbështetjen e qeverisë serbe, e cila sulmon përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO. Zyra e Kryeministrit të Kosovës e quajti dokumentarin “A Moment of Civilization” ofenduese dhe të projektuar për të ndaluar hyrjen e Kosovës në organizatë.

“Shfaqja e dokumentarit me një përmbajtje ofenduese rreth Kosovës para ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, është një përpjekje e vazhdueshme e Serbisë për të denigruar shtetin e Kosovës,” deklaroi zyra e Kryeministrit Haradinaj të dielën.

Dokumentari i cili u shfaq në Qendrën Kulturore Serbe në Paris të premten, fokusohet te trashëgimia kulturore serbe në Kosovë dhe mënyrën se si e trajton Kosova këtë kulturë, si pjesë e fushatës për ta ndaluar Kosovën që të anëtarësohet në UNESCO. Qeveria e Serbisë e mbështeti këtë dokumentar. Kryeministri Haradinaj gjithashtu nuk e pranon idenë se monumentet serbe dhe kishat në Kosovë janë pronë e Serbisë.

“Ndërtesat fetare dhe kulturore në Kosovë janë pjesë e trashëgimisë së vendit. Ato i përkasin Kosovës dhe qytetarëve të tij. Vetëm qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të vendosin mbi pronën shtetërore të Kosovës,” tha ai. Pasi dështoi të anëtarësohej në UNESCO në vitin 2015, qeveria e Kosovës po përgatitet për një hyrje të mundshme këtë vit.

/tvklan.al