Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ka një tendencë permanente të rritjes së potencialit ushtarak të Serbisë.

Këto komente, ministri Hoxhaj i ka bërë gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka folur në lidhje me raportet Kosovë-Serbi, pas zhvillimeve të fundit, sidomos në pjesën veriore.

“Nëse shihet se çfarë vendi ka vizituar kryeministri Vuçiç, vetëm në janar dhe dhjetor të vitit të kaluar, shihet se çfarë marrëveshje ka nënshkruar dhe sa “MIG”-a (aeroplanë ushtarak) apo raketa kanë blerë”, ka thënë Hoxhaj.

“Mund të them me përgjegjësinë më të madhe që balanca rajonale nuk është e njëjtë, çfarë ka qenë para tre muajve dhe kjo për neve është shqetësim”, ka thënë ministri Jashtëm i Kosovës.

Ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në raport Kosovë – Serbi, ka thënë ministri Hoxhaj janë pjesë e skenarëve të ndryshëm të cilët i ka ndjekur Serbia dhe mund t’i ndjek edhe në të ardhmen./REL