Kosova ka shënuar humbjen e 5-të radhazi në kualifikueset për kupën e Botës Rusi 2018.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, djemtë e Bunjakut humbën 1 – 4 përballë Turqisë së Fatih Terim.

Në minutën e 84-t, Bernard Berisha u dënua me karton të kuq ( dy të verdhë) duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë.

Pas gjashtë ndeshjesh, Kosova renditet e fundit në Grupin I me një pikë, po aq sa ka edhe Finlanda.

Grupi kryesohet nga Kroacia dhe Islanda me nga 13 pikë, të ndjekura nga Turqia dhe Ukraina me nga 11 pikë. /tvklan.al