Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar strategjinë për malazezët e Kosovës.

Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa tha se për këtë dokument kishte biseduar me homologun e tij malazez, Dushko Markoviq kur e kishte takuar atë në Shkodër gjatë vitit të shkuar.

Strategjia për afirmimin dhe integrimin e malazezëve 2016-2021 u tha se është e rëndësishme dhe nuk përfshin vetëm Shoqatën e Malazezëve./klankosova