Kosova ka bërë mrekulli duke mposhtur Estonin në ndeshjen e fundit të Grupit C dhe duke u kualifikuar si e dyta e grupit para Maqedonisë në fazën tjetër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”.

Ndeshja ka qenë dramatike deri më sekondat e fundit të ndeshjes, por basketbollistët kosovarë kanë arritur ta ruajnë qetësinë dhe të fitojnë me rezultat final 75-69.

Lojtari i ndeshjes ka qenë Dardan Berisha i cili ka arritur të realizoi 28 pikë dhe gjashtë asistime.

Tek estonezët u dallua Joesaar me 13 pikë./ Klan Kosova