Kosova humbi sfidën e katërt radhazi në eliminatoret e Kupës së Botës 2018. Skuadra e Albert Bunjakit zhvilloi një lojë më sulmuese  se zakonisht ndaj Islandës në Shkodër, por duke harruar mbrojtjen për tu mundur me rezultatin 2 – 1. Miqtë shënuan 2 gola në pjesën e parë, njëri prej tyre me 11-metërsh.

Atdhe Nuhiu u përpoq të kthente situatën me golin e tij në minutën e 52’, por kjo nuk mjaftoi për ekipin debutues në një turne ndërkombëtar. Sulmuesi shtatlartë e kishte ndeshjen e parë me përfaqësuesen kosovare. Në këtë përballje debutuan me fanellën e Kosovës edhe Besart Berisha e Donis Avdijaj. Kosova me këtë humbje mbetet e parafundit në grup me vetëm 1 pikë. Grupi i kryesohet nga Kroacia që ende nuk ka pësuar humbje.

Tv Klan