“Letërsia Shqipe”, është çmimi i radhës ndërkombëtar me të cilin Kosova nderon shkrimtarin më të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Helena Kadare, ceremonia e dhënies së çmimit u krye në Bibliotekën Kombëtar të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ismail Kadare tha se ky është një ndër çmimet që vlerëson më shumë dhe se është i lumtur që e merrte pikërisht në Bibliotekën Kombëtare.

“Biblioteka është pjesë e asaj mbretërie që është e ajo e lexuesve. Shkrimtarët jetojnë falë lexuesve. Kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm, dhe duke lexuar njeriu është gjithnjë më i dobishëm në botë, më i ndritur nga ana mendore dhe fati i lexuesit shqiptar është i pandarë nga gjuha shqipe” u shpreh Ismail Kadare.

Tv Klan