kosovaKosova është pranuar si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Vendimi është bërë i ditur pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të këtij institucioni duke i hapur rrugën pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në kualifikueset e Lojrave Olimpike Rio 2016.

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar sqaron se e vendimi është marrë në interes të sporti kosovar, por edhe pse tani ky shtet njihet nga 108 anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Kosova ka 6 federata të njohura ndërkombëtarirsht mes tyre dhe ajo e xhudos që ka një përfaqësuese kandidate për medalje olimpike, si kampionia e botës, Majlinda Kelmendi.

Pritet që në muajin dhjetor Komiteti Olimpik i Kosovës të fitojë anëtarësimin me të drejta të plota në takimin që do të bëhet në Mokano në sesionin e radhës të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Tv Klan