Kosova së shpejti do të hapë edhe tri ambasada të reja: në Emirate, Tajlandë dhe Senegal.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Në konsultim me Kryeministrin dhe pas dekreteve të nxjerra nga Presidenti i Kosovës, misionet e reja diplomatike të Kosovës do të hapen në vende që e kanë njohur dhe e kanë përkrahur për tërë këto vite shtetndërtimin e Kosovës. Mbi të gjitha, është interes i Kosovës që të ketë misione të vogla diplomatike por me shtrirje të gjerë pasi janë shtete me peshë rajonale. Shenjë për raportet bilaterale të shkëlqyera që kemi me këto vende. Veçmas, po e hapim për herë të parë një ambasadë në kontinentin e Afrikës”,

ka shkruar kryediplomati kosovar, citon Klan Kosova./tvklan.al