Kosova do t’i bashkohet sot ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla.

Me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Kosova pritet të shkatërrojë sot mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit, si dhe mijëra pjesë të tyre.

Siç shkruan

Klan Kosova,

kjo ngjarje

 

do të përdoret edhe për nisjen e fushatës “Festo me zemër dhe jo me armë” për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Armët e destinuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës./tvklan.al