Në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar tërheqjen e projektligjit për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë dhe për t’i hapur rrugë edhe njëherë bisedimeve me përfaqësuesit serbë në Kosovë.

Gjatë një debati për të ardhmen e Forcës së Sigurisë, ai tha se me këtë vendim procesi do të bëhet transparent dhe gjithëpërfshirës dhe sipas tij, është mundësia e fundit që të sigurohet ngritja e ushtrisë së Kosovës nëpërmjet ndryshime kushtetuese./tvklan.al

Burimi: VOA