Burime brenda koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re bëjnë me dije se tashmë është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në mes koalicionit dhe Partisë së Begjet Pacollit.

Burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se marrëveshja është arritur para pak çastesh.

Ndërkaq, zyrtarë të AAK-së, pjesë e koalicionit PAN sëbashku me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, thanë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mund të mbahet të enjten ose të premten. /RTK