Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës.

Gjykata vëren se parashtruesit nuk kanë paraqitur ndonjë argument ne lidhje me përmbajtjen e vendimit të kontestuar.

Vetëm pas një muaji, kur opozita u nis drejt saj për ta kontestuar zgjedhjen e ish kreut të PDK – së president, gjykata mori vendim kundër saj.

Në këtë mënyrë, Hashim Thaçit i jepet e drejta për tu ulur në zyrën e presidentit pa patur probleme ligjore.

“Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.5 të Kushtetutës, të nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, të Ligjit dhe në mbështetje të rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) të Rregullores së punës, me 21 Mars 2016, me shumice votash vendosi:

  1. Ta deklarojë kërkesën ta papranueshme.
  2. Ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.
  3. Ta refuzojë kërkesën për dëgjim publik.
  4. T’ua kumtojë këtë vendim palëve.
  5. Ta publikojë këtë vendim në fletoren zyrtare, në pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit.
  6. Ky vendim hyn në fuqi

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën e kishin dërguar gjatë muajit mars në këtë gjykatë, kërkesën që kontestonte zgjedhjen e Thaçit në postin e të parit të venditraporton Klan Kosova./tvklan.al