Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018, i cili do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

 Projektbuxheti, parasheh të hyra të përgjithshme në vlerën prej 1 miliard e 829 milionë euro, ndërsa shpenzimet do të kapin shifrën prej 2 miliardë e 82 milionë euro.

 “Projektligji përcakton buxhetin dhe me miratimin e tij do të bëhet i detyrueshëm për të gjitha institucionet që përfshihen në këtë Buxhet të Republikës së Kosovës për vitin 2018”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

 Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës Bedri Hamza ka vlerësuar se ky buxhet do të siguroj qëndrueshmëri të rritjes ekonomike të vendit, mbështetje të veprimtarive ekonomike, rritje të transfereve sociale dhe rritje te investimeve kapitale./REL