Partitë opozitare janë bashkuar për të kundërshtuar qeverinë dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit, si president i vendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në një konferencë për media, kanë thënë se derisa ndryshimi të ndodhë nuk e kanë ndërmend të largohen nga aty – citon Klan Kosova.

Ata janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ku kanë nisur edhe ngritjen e tendave.

tendat 2

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot e tutje fillon një etapë e re e kundërshtimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Sot fillon një etapë e re e kundërshtimit, ky aktivitet është bërë me përgatitjen e duhur, Kjo formë nënkupton qëndrim të përhershëm”,

pohoi Haradinaj.

Ai tregoi se lejen për vendosjen e tendave e kanë marrë nga Komuna e Prishtinës.

Opozitarët kanë ftuar të gjithë qytetarë e Kosovës t’iu bashkohen në kauzën e tyre dhe të dalin në shesh.

Kjo lëvizje e opozitës vjen pas seancës parlamentare ku pati gazlotsjellës nga deputetët e opozitës, çka solli edhe shtyrje të senacës disa herë..tvklan.al

tendat 3