Makina e prokurorit të Prokurorisë Speciale Ali Rexha është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 para banesës së tij, në qendër të Mitrovicës, aty ku mjeti ishte parkuar.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se persona me maska fillimisht kanë thyer xhamin e veturës dhe pastaj i kanë vënë flakën veturës me koktej molotovi.

Po sipas dëshmitarëve kanë qenë fqinjët ata që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit, bëjnë me dije mediat kosovare./tvklan.al