Qytetarë të ndryshëm kanë bllokuar rrugët sot në disa pika të territorit të Kosovës për të mos lejuar rreth 60 autobusë me serbe të shkonin drejt Leposaviqit për të mbajtur një miting në mbështetje të Aleksandar Vuçiç si kandidat për president të Serbisë.

Qytetaret kosovarë mbanin parulla ku shkruhej ‘ju i përksini këtij vendi e jo Vuçiçit’, ‘ta ndërtojmë Kosovën së bashku’ etj.

Kryeministri Vuçiç që kishte planifikuar më herët të merrte pjesë në tubim, u tërhoq duke deklaruar se nuk kishte ndërmend t’i nënshtrohej shantazheve të Prishtinës.

Nga ana tjetër presidenti Thaçi dënoi bllokimin e rrugëve duke thënë se kjo nuk është në të mirë të Kosovës.

Tv Klan