Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i ka shprehur zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

 “ Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejtë që është e mundur, për t’i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”

, ka thënë ambasadori Delawie për Radion Evropa e Lirë.

 Ai gjithashtu ka shtuar se “ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore”./REL