8Përbërësit:

Kotoleta 4 – 5 copë

Feta djtahi 4 – 5

Kripë

Piper

Miell 2 – 3 lugë gjelle

Vezë 2 kokrra

Galetë 2 filxhanë kafeje

Gjalp për skuqje, 1 filxhan kafeje

Përgatitja:

Kotoletat nxirren nga viçi i njomë 1 copë për racion. Për këtë pastrohet kocka duke e lënë të varur tulin te pjesa e trashë e vet. Pritet tuli përgjysmë pjerrtazi, duke krijuar boshllëk për mbushje. Kotoleta rrihet lehtë dhe i vihet në mes një fetë djathë i bardhë ose kaçkavall, drejtohet duke mbuluar djathin me të dy fetat e tulit dhe kalohet në miell liezon (vezë e rrahur me pak ujë). Galetës i jepet forma e gjethes dhe ruhet në frigorifer. Në kohën e servirjes kalohet në vezë të rrahur dhe skuqet. Shërbehet me patate të fërguara e feta limoni ose perime sote e feta limoni.

tvklan.al