Lidhur me çështjen e Shqipërisë, në bazë të informatave të besueshme, më 12 dhjetor do të miratohet hapja e negociatave për anëtarësim. Kjo është vendosur, ndërsa duhet të plotësohen 5 prioritete

”. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias.

Deklarata është publikuar nga Huffingtonpost, në gjuhën greke. Sipas ministrit të jashtë grek, Shqipëria përveç krimit të organizuar, drogës dhe drejtësisë duhet të punojë dhe për fqinjësinë e mirë apo dhe të drejtat e pakicave.

Shefi i diplomacisë greke ka folur gjatë në lidhje me Turqinë, Maqedoninë apo dhe precedencën e Donald Trump./tvklan.al