Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj  në një deklaratë për mediat tha se afati i regjistrimit të listave shumë emërore të kandidatëve e partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor është jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

 

Deklarata e plotë:

 

“KQZ sqaron opinion publik se në bazë të nenit 67 të Kodit Zgjedhor afati i regjistrimit të listave shumë emërore të kandidatëve të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 është jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

Bazuar në rregullimin e mësipërm ligjor dhe në praktikën shumë vjeçarë të KQZ, afati 50 ditë, pra 18 qershor korrespondon me datën 29 prill 2017.

Referuar nenit 125 të Kodit Zgjedhor llogaritet duke përjashtuar datën e zgjedhjeve. Kjo mënyrë e përllogaritjes është një praktike edhe në zgjedhjet e mëparshme, ku i është referuar Kodit Zgjedhor.

Kjo praktikë është zbatuar edhe në lidhje me përcaktimin e datës 10 prill 2017, si data e fundit për regjistrimin e subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 18 qershorit apo       të datën 19 prill si data e fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Data 29 Prill si data e fundit për regjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve të partive politikë pjesëmarrëse në zgjedhjet për në Kuvendin e Shqipërisë për datën 18 qershor 2017 është e deklaruar prej kohësh”./

tvklan.al